Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi thotë se opozita gaboi gjatë fushatës, duke u folur qytetarëve vetëm për kandidatët dhe jo për problemet që vërtet i shqetësojnë qytetarët.

Në emisionin “Opinion”, Shehi tha se përsa kohë PD merret me çështjen e vulës, nuk mund t’i dalë përballë PS.

Për rezultatin e zgjedhjeve të së dielës,  ia tha se nuk është ndonjë dramë e madhe, pasi në politik fitohet, por dhe humbet.

Asgjë e jashtë zakonshme. Deri dje nuk kishim asnjë, këtu në opozitë ishim. Pa kandidat, pa këto vota që morë. Kjo që ndodh sot është pasojë e asaj politik që dolën nga parlamenti dhe paguajmë këtë çmim. Opozita faktikisht nuk është marrë me politik këto dy vit. Rama e ka ndërtuar që të shkojë te darja. A dëgjove ndonjëherë se si është ndarë Shqipëria nga ana administrative 8 vite më parë, sa afekton kjo. Në 45 ditë duhet të merremi me tema të rëndësishme, ne u morëm që kandidati ynë është më i mirë se i tyre. Kjo që ka ndodhur nuk është ndonjë dramë e madhe, kështu e ka politika. Në duhet t’i rikthehemi politikës jo të shkojmë te darja e tij. Nëse merremi me logon, me firmat, me vulën, kjo nuk është politik”,-tha Shehi.