Më 8 maj, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj paditi në Gjykatën e Posaçme ish-kryeministrin Sali Berisha për shpifje. Ky i fundit e akuzoi Veliajn si politikanin e vetëm shqiptar që ka lidhje me Iranin, duke thënë se informacionet për këtë lidhje i kishte siguruar që nga koha kur ishte në krye të qeverisë.

Seanca gjyqësore për këtë çështje ka përfunduar me mos pajtim nga dy palët dhe për këtë arsye është vendosur që ajo të shtyhet.

Seanca e radhës do të mbahet më 2 qershor në orën 13:30.