Kryeministri Edi Rama pritet të nisë sot një tur falënderimi në të gjitha bashkitë ku PS fitoi më 14 maj. Ashtu siç e kishte paralajmëruar, ky tur do të nisë nga Shkodra.
Një fitore historike e kanë cilësuar të majtët, atë në Shkodër ku Benet Beci mori një numër të konsiderueshëm votash në krahasim me rivalin e tij Bardh Spahia të “Bashkë Fitojmë”.
Rama pritet të jetë sot mbasdite në kryqendrën e veriut për të vijuar me turin e tij në bashkitë e tjera.
Rikujtojmë se PS fitoi në 53 bashki në zgjedhjet e 14 majit, “Bashkë Fitojmë” në 7 dhe Mega në 1.