Teksa ka renditur një sërë rastesh ku sipas tij janë manipuluar zgjedhjet, ish-kryeministri Sali Berisha theksoi se PD po përgatit disa dëshmi për t’ua dorëzuar instancave ndërkombëtare.
Ai deklaron se janë dëshmi të cilat faktojnë një proces zgjedhor jo të drejtë dhe denoncimi i tyre do jetë mjaft diskret.
“Sipas rastit do i publikoj dokumentat, por ka dëshmi që për fat të keq jemi të detyruar t’i dorëzojmë në instanca ndërkombëtare sepse njerëzit kërkojnë garanci për kokën. Raporti është duke u përgatitur, jemi në komunikim të vazhdueshëm me strukturat që po mbledhin fakte, kurrë nuk do abuzojmë me votën. Ne nuk kemi thënë se i kemi fituar zgjedhjet, por nëse nuk ka zgjedhje të lira, rezultati nuk pranohet”, theksoi ai.
Ndër të tjera, Berisha tha se reformimi i mëtejshëm i Partisë Demokratike do të bëhet, por së pari fokusi është te mbrojtja e votës.
“Në 27 Prill të vitit 2021 unë kam publikuar një artikull ku shkruhen dy teza, vota vdiq para se të hynte në kuti dhe e dyta duhet të mbrohet vota dhe pastaj të bëhet analizë e thellë në PD. Analaiza e PD në të gjitha nivelet për të gjitha përgjegjësite do të bëhet më transparente dhe më e fortë se asnjëherë tjetër me qëllim për një reformim të mëtejshëm të kësaj force politike, çdo demokrat duhet ta dijë se kjo është detyrimi ynë madhor para çdo zgjedhësi shqiptar.
Por, për kohën që ne mbrojmë votën të gjitha energjitë tona janë të përqendruara në votën e mbrojtjes dhe nuk është e thjeshtë. Ka që kanë luajtur me bukën e familjarëve për një provë. Është një regjim bande, këtu kam një deklaratë që janë gjetur në një qendër 20 fletë votimit të shtuara, por këto do jenë pjesë e një hetimi, ndaj dhe kemi nëjë statut të kristaltë, ama atë që kam shprehur dy vite më parë kur isha deputet, e kam shprehur me sinqeritetin më të madh, fillimisht do të mbrohet vota e pas kësaj do të bëhet një analizë në të gjitha nivelet në PD.
Të gjitha do të ndodhin, por çdo energji në këtë periudhë dhe unë jam në komunikim të përditshëm me drejtuesit, do t’i dedikohet mbrojtjes së votës sepse ky është detyrimi madhor. Nuk mbrohet vota me automatik. Nëse nuk mbron votën atëherë do marrësh malin. Është detyrim statutor që ne ta bëjmë këtë. Nuk mund të na ndikojë ne në këtë mes ata që dalin dhe që kanë dekada që kanë lakuar emrin e Sali Berishës 100 mijë herë, herë me pagesë e herë pa pagesë, Zoti ua faltë shpirtin dhe të vazhdojnë ditë pë ditë e natë për natë. Unë kam qytetarin!”, përfundoi Berisha.