Pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj nga pozicioni i Nënkryetarit që ushtron detyrën e Kryetarit të Grupit Parlamentar, një grup deputetësh kanë thirrur një mbledhje urgjente të grupit për të plotësuar vakancën e krijuar.
Zyrtarisht mësohet se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur dhe ka propozuar zgjedhjen e deputetit Gazment Bardhi si Kryetar të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe nisjen e procedurës së njoftimit të Kuvendit mbi emërimin e Kryetarit të ri të Grupit, pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike regjistron 33 anëtarë, nga të cilët kanë votuar pro të gjithë deputetët e pranishëm dhe asnjë kundër.