Fenomeni Luiz Ejlli dhe kreu i ri i bashkisë së Shkodrës Benet Beci, janë të ftuarit e radhës në podcast-in e kryeministrit Rama.

Luizi: Jam shumë mirënjohës e nuk merrem me ata që më thonë je i majtë e i djathtë.

Rama: Ke thënë që Beneti t’u gjend kur ke qenë në moment të vështirë. Luizi nuk paska parë gjë përveç Big Brother, po ti Benet kishe parë ëndërr që mund të ishe kryetari i Bashkisë Shkodër?

Benet Beci: Jo nuk kam parë në fakt por gjithë kohës kur shikoja çfarë bëhej mendoja si i bëhet të bëhet edhe në Shkodër një gjë e tillë. Kam menduar si mund të arrij një ditë të bëj atë që po bëhet edhe në Shkodër. Shkodra ka qenë gjithmonë mendimi im i dytë në të gjitha punët që bënim. Është një kohë e gjatë refleksioni.

Luizi: Unë them që është hera e parë që Shkodra ka votuar me mend dhe jo me zemër. Ka pa Benetin e ecurinë e Shkodrës 30 e ca vite dhe kanë thënë përse jo çfarë do të humbasim.

Rama: Është shumë interesante të dëgjoj për fëmijërinë dhe si i ke hyrë rruhës së muzikës. Nga filloi lidhja?

Luiz: Gjyshi im ka punuar me qemale dhe ka vdekur kur babi im ishte 12 vjeç, nuk ia trashëgoi babit por mua. Kam qenë në bark të nënës që punonte në shkollën muzikore mes instrumenteve. Kur isha 6 vjeç nëna më futi në shkollë muzike. Më vonë punoja kamerier, isha në banak kur më erdhi një shok dhe më tha kanë ardhur “Ethet”, shkova dhe fitova. Në 2006 isha në eurovizion dhe aty u dashurova, dhe ajo vajzë kishte planet e saj për shkollën e edukimin jashtë Shqipërisë. Kisha dy zgjedhje të zemrës apo karrierës dhe zgjodha zemrën. Unë sot kam një respekt të jashtëzakonshëm për të edhe pse nuk eci, por kur u ktheva kishin ndryshuar gjërat shumë dhe e pashë që isha dorëzu tek kjo pjesë. I humba shpresat për çdo gjë dhe për fatin që ndoshta bëra zgjedhjet e gabuara derisa më erdhi telefonata e BBV, një natë para thashë çfarë do të humbas dhe luajta si luajta, arrita deri në fund me gabime e me të gjitha.