Fituesi i Big Brother Vip Luiz Ejlli, pas podcastit të sotëm të zhvilluar me Edi Ramën, ka postuar në “Instagram” një foto me kryeministrin.
Krahas fotos këngëtari shkruan që fansat të votojnë se kë duan të largojnë, ashtu siç ndodhte me nominimet në shtëpinë e Big Brother VIP.
Gjatë bisedës së sotme, kryeministri Rama i shprehu Luizit në formë shakaje, se do e kishte rrezikuar nëse do të konkurronte me të në zgjedhje.