Familjarët e Jani Rustemit, i cili humbi jetën pak ditë më parë pasi dyshohet iu dha një mbidozë metadoni nga spitali, kane protestuar sot para Ministrisë së Drejtësisë.

Rustemaj u arrestua për vjedhjen e një tapeti dhe pasi u ndje keq u dërgua në spital, aty ku dyshohet se për ta qetësuar iu dha mbidozë metadoni, pasi dyshimeve se 27-vjeçari ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Pasi qëndroi në koma për rreth një muaj, ai ndërroi jetë dy ditë më parë.

Por familjarët kanë hedhur akuza ndaj policisë se kanë dhunuar të riun dhe kërkojnë që të bëhet drejtësi.

“Ne duam drejtësinë e djalit, e kemi parë të shenja. Duam dejtësinë e cunit, kush e ka vrarë, kush e ka nxirë djalin nga policia. Ja kishin thyer këmbët me dru”- thane familjaret per mediat.