Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare. Duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të herëpashershme me diell.

Në relievet kodrinore – malore pas orëve të mesditës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në pjesën tjetër të territorit reshjet do të jenë me intensitet të ulët dhe afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-10m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat  e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 26°C.