“Lëvizja Bashkë”, ka njoftuar se në selinë e tyre janë paraqitur një grup efektivësh.

Kjo sipas postimit të tyre, pas aksionit të sotëm kundër rritjes së pagave të deputetëve, duke përmendur këtu dhe “paratë fallco”, që i hodhën deputetit Arben Ahmetaj përpara hyrjes së Parlamentit.

Njoftimi i Lëvizjes Bashkë:

POLICIA E SHTETIT NË SELINË E LËVIZJES BASHKË

Vetëm pak orë pas aksionit të sotëm kundër rritjes skandaloze të pagave të deputetëve e ministrave, në selinë e Lëvizjes BASHKË kanë mësyrë forca të Policisë së Shtetit.

Këta të fundit, pa asnjë lloj të drejtë dhe pa asnjë lloj mandati ligjor, po tentojnë të arrestojnë aktivistët tanë.

Kjo është një tentativë e dëshpëruar për t’na kërcënuar të mbyllim gojën ndaj padrejtësive, por ne nuk frikësohemi! E drejta do të triumfojë!