Ditën e sotme gjatë zhvillimit të seancës plenare, ku mes debateve të forta të shkaktuara nga projektligji për rritjen e pagave për deputetët e ministrat si dhe administratën publike, një “incident” ka ndodhur me zëvendëskryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj.
Felajn gjatë një momenti e kanë lënë nervat dhe ka sharë me zë të lartë, pasi kishte harruar mikrofonin hapur.
“Vari leshtë”, tha Felaj teksa vijonte me procesin e votimit në parim dhe nen për nen.
Duket se diçka nuk ka shkuar mirë me disa dokumente, që Felaj i kërkoi sekretares së Kuvendit, por papritur bëri gafën.