GJKKO ka pushuar padinë e ish-kreut të PD-së, Luizim Basha ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.
Togat e zeza vendosën që të pushojnë padinë për shpifje për shkak se në seancë nuk janë paraqitur as Basha dhe as avokatët e tij.
“PD kërkon dënimin e Veliajt për shpifjet e përsëritura kundër Lulzim Bashës”, thuhej në dokumentin e paraqitur tetor 2020, periudhë kur Basha ishte kreu i kësaj force politike.
Padia konsideronte si 3 shpifje të Erion Veliajt akuzat se:
1. Kryetari i PD u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë.
2. Kryetari i PD ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë.
3. Kryetari i PD ka ndërtuar kate pa leje”.
“Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është Kryetar i PD në opozitë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS”- thuhej në padinë e ngritur ndaj Veliajt.