Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është gjobitur sërish me një gjobë, për shkak se nuk mbante maskë në ambient publik.

Incidenti ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku Kryemadhi dhe përfaqësues të LSI-së janë përplasur me policinë  gjatë një takimi me banorë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në lagjen nr.12.

Policia iu kërkoi përfaqësuesve të LSI-së kartën e identitetit, duke iu komunikuar se ishin gjobitur me gjobë 30 mijë lekë pasi nuk mbanin maskën.

Ndërkohë, Kryemadhi tha se nuk e kishte problem që të paguante gjobën, ndërsa nuk nguroi që të shkruante dhe një përshkrim në fletën e masës administrative.

T’ja çjerrim maskën Edi Ramës më 25 prill 2021. Shqipëria, shtëpia e shqiptarëve”, shkruajti Kryemadhi.