Më datë 1 qershor do të mbahet në Moldavi takimi i dytë i Komunitetit Politik Evropian.
Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Takimi do të bëjë bashkë 47 krerë shtetesh, qeverish dhe institucionesh të BE-së
Qëllim i takimit do të jetë nxitja e paqes dhe mbrojtja e interesave të përbashkëta të Evropës.
Kujtojmë se tetorin e kaluar u zhvillua takimi i parë i Komunitetit Politik Evropian, i cili u mbajt në Pragë.