Mesa duket “Big Brother Vip Albania” është më dramatik jashtë seç ishte brenda. Ditë pas dite, dëgjojmë deklarata të papritura nga ish-banorët.
Antoneta Koçi, një prej banoreve ishte së fundmi e ftuar në një emision ku shprehu pakënaqësitë e saj për Kiara Titon.
Ajo tha se edhe pse Kiara është një vajzë e mirë, ndonjëherë mund të tregohet shumë arrogante dhe mendjemadhe.
“Kiara në thelb nuk mendoj se është vajzë e keqe, thjesht i fluturon mendja shumë shpejt.
Pra, bëhet mendjemadhe shumë shpejt. Dhe është arrogante. Mua për shembull ta them tani më ka ndodhur në një nga situatat që kemi qenë me xhirime në Big Brother që kundrejt disa personazheve kishte një qasje sikur ishim publik.
Nuk kishte atë respektin që duhet të kesh për dikë që e njeh. Pavarësisht se në një moment mund të kesh shumë popullaritet, jetës nuk i dihet asnjëherë. Në një moment mund të jesh më e kërkuara, në një moment mund të jesh e harruara.
As kokën nuk e ktheu për të përshëndetur njeri, thjesht shkoi te dy-tre personat që qëndron gjithmonë. Mendoj se herë-pas-here sillet në mënyrë të tillë që të pëlqehet, bën gjëra që do publiku“, tha Antoneta.