Lulzim Basha, gjatë një takimi në Durrës, u pyt nëse do të kandidojë sërish për të qenë kryetar i PD.
Basha u shpreh se kur të hapet gara për kreun e PD-së, atëherë do e zbulojë, ndërsa shtoi se ky vit i ka dhënë mundësinë të reflektojë.
“Shqiptarëve duhet t’u themi se ka një rrugë drejt shpresës. Shqiptarët që nuk kanë votuar presin një projekt nga PD. Që procesi politik të shkojë më tutje duhet t’i japim mundësi shqiptarëve të përfaqësohen. A do kandidoj unë? Kur të hapet gara për kreun e PD-së do e merrni vesh. Do e kuptoni shpejt, nuk do ju mbaj në tension. Do i takojë anëtarësisë së PD të gjykojë që jo vetëm investimi im te një lidership që nuk ka të bëjë me trekëndëshin e Bermudës në asnjë aspekt.
Ky vit më ka dhënë mundësi të reflektoj mbi gabimet e asaj kohe. Padrejtësisht unë dhe ekipi im jemi vënë para manisë për të bashkuar ccdo votë kundër integritetit të çdo demokrati”, u shpreh Basha.