Arbana Osmani është në qendër të vëmendjes së publikut, dhe jo vetëm prej “Big Brother Vip”, por pasi moderatorja është shndërruar tashmë dhe në një ndër imazhet më të ndjekura edhe në rrjetet sociale, por edhe nga mediat.

E tashmë që Big Brother VIP mbaroi, ajo dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj, kanë vendosur të martohen. E duket se gjithçka është gati për ceremoninë e dasmës luksoze në Itali.

Dyshja ka zgjedhur si vendin e dasmës pikërisht Toskanën, një zonë që ata shpesh e frekuentojnë.  Celebrimi i tyre është menduar të bëhet në natyrë, në perëndimin e diellit, ku çifti do t’i thotë “po” njëri-tjetrit në praninë e qindra të ftuarve, shkruan “Panorama Plus”.

Menyja do t’i besohet restorantit italian, çfarë do të sjellë me gjasa një meny vendase. Megjithatë, e gjithë skuadra për nusen do të vijë nga Shqipëria. Në rrjet po përflitet se një ndër artistët e zgjedhur për të kënduar në dasmë, është pikërisht Ylli Limani.

E së fundmi, burimet për “VIP Magazine” kanë zbuluar se Arbana dhe Edi do të martohen në datën 17 qershor.

Çifti kanë zgjedhur gjithashtu dhe “Geraldina Sposa”-n për të organizuar dasmën e saj. Themeluesi i saj, Armand Peza ka rrëfyer disa ditë më parë ekskluzivisht për “Top Albania Radio” disa detaje nga organizimii ceremonisë ku zbuloi se do të jetë një dasmë e vogël dhe familjare:

“Sigurisht që do veshi gjëra të bukura, i ka vënë punët përpara. Shoh dëshirën e madhe të të dyve për dasmën, si të Arbanës ashtu edhe Eduartit. Punohet qetë dhe me qejf me ta. I kam miq prej kohësh, ua njoh shijet, mi dinë gustot, mi njohin dallgët. Këtë verë është dasma. Arbana dhe Eduarti kanë një rreth të gjerë shoqëror dhe nëse do bëhej në Shqipëri do ishte një event shumë i madh por fakti që po bëhet jashtë nënkupton që do jetë diçka shumë e vogël, familjare, si dhe disa miq të përbashkët të çiftit që janë shumë pak. Arbana është shumë e lidhur me shtëpinë dhe familjarët e saj dhe ka vendosur prioritetet në jetë, bën gjërat që shijon vetë”.

Aktualisht, moderatorja dhe regjisori po merren me përgatitjet e fundit dhe këtë gjë e ka treguar vetë Arbana nëpërmjet postimeve në InstaStory.