Aktorja e njohur Eva Alikaj ishte konkurrentja e cila qëndroi më pak në shtëpinë e “Big Brother VIP”, por rrugëtimi i saj ishte shumë i zhurshëm.
Aktorja u eliminua vetëm pak ditë pas qëndrimit në ‘BBV’ pas një debati të ashpër me fituesin, Luizin.
Kujtojmë se ajo kërcënoi Luizin duke përdorur terma që s’lejoheshin.
“Ta çaj kafkën”, iu drejtua aktorja Luizit, një frazë e cila çoi në marrjen e vendimit nga Vëllai i Madh.
Tashmë që kjo eksperiencë ka marrë fund, ajo iu është rikthyer jetës aktive.
Së fundmi, teksa ka qenë e ftuar në “A Krasta Show”, Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom.
Mënyra se si Eva i ka imituar është dukur aspak e këndshme dhe video po komentohet mjaft ashpër në rrjetet sociale.
“Dy rom të vegjël thash se po më kërkonin ndonjë lek. Më thanë ishe shumë e keqe”, thotë Eva Alikaj duke i përqeshur, citon Icon Style.