Lirohet nga burgu ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ish-ministri do të vazhdojë dënimin në “arrest shtëpie”, sipas vendimit të gjykatës së Elbasanit.
Ai është dënuar për shpërdorim detyre, teksa pak muaj më parë iu drejtua me një kërkesë Gjykatës së Elbasanit për njohjen e kohës së paraburgimit.
Më 4 shkurt të 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë e dënoi ish-ministrin Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’.
Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim.