Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri lë burgun, për të vazhduar dënimin në “arrest shtëpie”, sipas vendimit të gjykatës së Elbasanit.

Me kërkesë të prokurorit të çështjes Mustafa Turku, gjyqtarja Matilda Fetahu shpalli vendimin për të liruar Tahirin. Vendimi u dha në Gjykatën e Elbasanit, në orën 09:00.

Për ish-ministrin, janë dy ekspertiza mjeko-ligjore, që arsyetojnë se përse si nuk mund të qëndrojë në burg për pjesën e mbetur të dënimit.

Sipas “TCH”, kërkesa, që është bërë gjashtë muaj më parë në Gjykatën e Elbasanit, thotë se Tahiri duhet të kujdeset për fëmijët, pasi bashkëshortja e tij ka probleme shëndetësore.