Tullumbacja, është droga më e re që po qarkullon rishtazi nëpër klubet e Tiranës. Bëhet fjalë për një substancë të gaztë, e cila vendoset brenda një tullumbaceje dhe merret duke e thithur atë.
Kushton vetëm 200 lekë të rinj dhe të rinjtë e gjejnë lehtësisht në lokalet që frekuentojnë.
E ftuar në “Shqipëria Live” gazetarja Aida Topalli tha se këtë lloj droge mund ta gjeni lirisht në lokalet e Tiranës.
“Kjo lëndë zakonisht përdoret nga stomatologët për të krijuar atë të qeshurën, apo për të dhënë pak optimizëm tek klientët, por tani po gjejmë një përdorim ndryshe, po e marrim si një lloj droge. Kushton vetëm 20 mijë lekë të vjetra, dhe më këtë bombol që ka një madhësi që mund të mbushen 8 deri në 10 tollumbace. Pakoja e madhe ka 20 copë brenda, kushton 20 mijë lekë, ndërsa 1 kushton vetëm 2 mijë lekë të vjetër. Këtë produkt mund ta gjesh lehtësisht në lokalet e Tiranës”, tha gazetarja.