Pas “javës së gjelbër”, 140 deputetët janë mbledhur këtë të hënë në Kuvend, për të diskutuar problemet e qytetarëve që kanë evidentuar në terren, ndërsa janë parashikuar 4 orë diskutime.
“Seanca është e detyruar për t’u zhvilluar pas vijimit të javës së gjelbër. Procesverbali i është vënë të gjithë në dispozicion.
Veç të tjerash është kërkuar interpelancë urgjente me Ministren e Arsimit”, tha Ermonela Felaj në nisje të seancës.