Komisioni i Ankimimeve dhe Sanskioneve po diskuton sot në mbledhje ne  lidhje me ankimimin e bërë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” për  rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 majit në Belsh.

Përfaqësuesit ligjorë të “Bashkë Fitojmë” kanë paraqitur disa prova, ku sipas tyre, tregojnë që ka pasur parregullsi në votime.

Për rrjedhojë KAS i ka kërkuar KQZ-së hapjen e kutive të votimit për bashkinë e Belshit.

Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar këtë të hënë, ku kërkesën e kanë bërë dy anëtarët e KAS-it, Ledio Braho dhe Elvis Çela. Gjithashtu, KAS-i vendosi të rrëzojë kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kqyrjen e fletëve të votimit, të vlefshme dhe të pavlefshme për këtë bashki.

Gjithashtu në bashkinë Rrogozhinë, dy anëtarë të KAS duke shfrytëzuar ligjin e kodit zgjedhor kanë kërkuar rinumërimin e votave të kësaj Bashkie, pas provave të paraqitura edhe nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” se ka pasur parregullsi në numërimin e tyre.