Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka pasur një diskutim të ashpër sot në sot në Kuvend me drejtuesen e seancës Ermonela Felaj dhe zv.kryeministren Belinda Balluku lidhur me akuzat që bëri në drejtim të ministres Ogerta Manastirliu, në lidhje me arrestimin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.
Bardhi kërkoi që se ministrja duhet të japë dorëheqjen dhe në përgjigje Manastirliu u shpreh se përgjegjësia është individuale.
Bardhi ka kërkuar t’i përgjigjet Manastirliut, por nuk është lejuar nga zv/kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj. Më pas ka ndërhyrë dhe Balluku.
Debati:
Felaj: Ju replikuat në fjalën tuaj dhe e morët përgjigjen përmes fjalës së ministres. Koha e saj do të llogaritet në emër të grupit.
Bardhi: Unë dua t’i përgjigjem.
Felaj: Përgjigjen që doni ta jepni që nuk e jeni dot sepse nuk e lejon rregullorja, le ta japë një koleg i juaji që ka radhën për të folur.
Bardhi: Unë kam të drejtën e replikës, dua ti jap përgjigje asaj.
Felaj: Nuk ka replikë mbi replikën. Fjalën do tia jap zotit Sula.
Bardhi: Ministrja bëri një pyetje, do ti kthej një përgjigje.
Felaj: Nuk ka rregullore që deputetët i bëjnë pyetje njeri tjetrit dhe jepni përgjigje.
Balluku: Nuk të pëlqeu përgjigjja?
Bardhi: Ke ti fytyrë të flasësh moj?
Felaj: Zoti Sula afrohuni.
Balluku– Bardhit: E di që je i shqetësuar, por qetësohu.
Bardhi: Bëri një pyetje ministrja, më jepni pyetje të flas.