Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites.
Pasditja sjell vranësira disi më të dukshme në territor duke gjeneruar reshje të pakta e të izoluara shiu në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vijën bregdetare ku vranësirat do të jenë të pranishme por nuk priten reshje. Në zonat malore priten mini-stuhi.
Orët e mbrëmjes do të largojnë vranësirat dhe shirat nga i gjithë territori i vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke riregjistruar vlerën minimale në qytetin e Peshkopisë 11°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në Sarandë 30°C.
Në një intervistë për “Ora News”, sinoptikanja Lajda Porja u shpreh se këto janë temperatura shumë normale sa i përket stinës që jemi.
“Ndryshe nga vitet e mëparshme ku kemi pasur një qershor të nxehtë, është parashikuar që ky muaj këtë vit do t’i ketë prezente reshjet e shiut, ku do të kemi një zgjatje të pranverës drejt verës, duke përfshirë gjithë muajin qershor, ku prezente reshjet do të jenë nga mesdita dhe pasditja.
Deri në datat 13 -14 moti të jetë thuajse i njëjtë, ku paraditja do të jetë me diell dhe me temperatura të larta, ndërsa mesdita dhe pasditja rrezikohen nga reshjet.
Sot do të ketë reshje në të gjithë territorin ku nuk do të mungojnë rrebeshet në zonat veriore dhe juglindore, ku do të ketë dhe stuhi breshëri në zona të caktuara. Pra deri ditën e diel kjo situatë do të vijojë”, u shpreh Porja.