Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj i është drejtuar sot me një thirrje deputetëve Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku, duke i kërkuar që të ndalojnë Lulzim Bashën të marrë vulën e PD, referuar deklaratës së mbrëmshme të Kolegjit të Kryetarëve, të cilët u shprehën se deri më 15 korrik duhet të zgjidhet kryetari i ri i partisë.

Gjekmarkaj u shpreh se duhet të kurajë për të ndaluar Lulzim Bashën të marrë si të tijën atë që nuk është dhe t’i rezistohet asimilimit nga Sali Berisha.