Një shqiptar 22 vjeç është arrestuar nga Policia në Itali pasi akuzohet për disa vjedhje. Mediat në vend bëjnë me dije se i riu ishte shpallur në kërkim disa muaj më parë.
Karabinierët në fund të hetimeve kanë arritur që të sigurojnë prova kundër 22-vjeçarit dhe e kanë arrestuar. I riu akuzohet se bashkë me një person tjetër, i arrestuar në gusht, kishin vjedhur disa banesa.
Policia arriti që pas disa muajsh kërkimesh të binin në gjurmët e 22-vjeçarit dhe e kanë prangosur. I arrestuari tashmë akuzohet për 7 vjedhje banesash, të kryera nga muaji dhjetori 2019 deri në shkurt 2020.
Aktiviteti i tij ishte shtrirë në Lecco, Monza Brianza, Varese dhe Milano.