Është bërë publike sërish teza e provimit të Gjuhës Shqipe, edhe pse maturantët ndodhen ende në sallë ku po i nënshtrohen testimit të dytë të maturës 2023.
Mësohet se teza është publikuar nga “Studentët Denoncojnë”, ndërkohë që janë rreth 30 mijë maturantë në të gjithë vendin që po i nënshtrohen testit të dytë të maturës, ku procesi ka nisur në orën 10:00 dhe pritet të mbarojë në orën 12:30.
Kujtojmë se maturantët kryen provimin e Anglishtes më 1 qershor, ndërsa më 13 qershor do të testohen në provimin e matematikës.
Lënda me zgjedhje është provimi i fundit, që do zhvillohet më datë 19 qershor.