Kristi Aliaj dhe Keisi Medini gjatë qëndrimit në “BBV” krijuan një romancë, të cilën këngëtarja vendosi që ti japë fund duke pretenduar që do ta vazhdojnë sapo të dalin nga shtëpia.

Mirëpo pas daljes nga ky spektalët gjërat u ftohën dhe mesa duket asnjëri nga ata nuk kishin më ndjenja për njëri-tjetrin.

Ndonëse Kristi dhe Keisi nuk janë më bashkë, dyshja akoma komentohen nga publiku dhe nga miqtë e tyre, ku një ndër ta është edhe Ronaldo Sharka.

Teksa modelja ka postuar në rrjetet sociale një video provokuese nga xhirimet e “Kepit të Vip-ave” në Turqi, moderatori ka ngacmuar Kristin tek komentet e postimit të Keisit duke thënë: “Fol po deshe”.

Pavarësisht se komentit të Ronaldos nuk i ka kthyer përgjigje asnjëri nga dy ish-banorët, fansat e tyre kanë qeshur ngacmimet e tij ndaj Aliaj.