Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se nuk do të lodhet kurrë së mbrojturi të vërtetën, pavarësisht se argumenti që zgjedhjet u vodhën është përsëritur vazhdimisht.

Ai tha për gazetaren Alba Alishani se kryeministri Edi Rama vrau votën e lirë duke shpërndarë zarfe me lekë për pensionistët dhe theksoi se nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i tij.

Ndër të tjera, ai paralajmëroi se do të ketë protesta që qëndrueshme në vazhdim.

“Të mbrosh një të vërtetë nuk duhet të lodhesh kurrë. Në një studio, një analist, kur po i thoja se zarfi për 683 mijë pensionistë me 50 mijë lekë është akt i blerjes së votës pyetja e tij ishte se përse ti nuk e bërë ndonjëherë. Ai që bën një akt të tillë vret votën e lirë.

Nuk mund të përdorësh paratë. Unë nuk tërhiqem nga kjo. U tërhoqëm në 2021 dhe kjo gjë u dyfishua. Ne po e faktojmë dhe po iu kërkojmë qytetarëve të dalin të mbrojnë votën në protesta. Do ketë protesta të qëndrueshme”, u shpreh Berisha.