Gjykata e Apelit ka lënë në burg këtë të hënë Milena Derajn, e arrestuar më 24 maj me dyshimet se kishte përfituar 570 mijë euro nëpërmjet mashtrimit.
Në dosjen hetimore, del se e gjithë historia ka nisur në vitin 2021, ku sipas dëshmisë së vetë Milena Derajt, i është kërkuar nga një mike e saj të gjente avokat për të ndihmuar familjen Ferracaku në Shkodër, në procesin penal.
Në këtë proces ishin të pandehur 3 anëtarë të kësaj familjes, pas përplasjes me armë zjarri në verën e vitit 2021 për ndarjen e hapësirave të shezlongëve.
Deraj ka treguar se ka kontaktuar me një avokat dhe ai i ka thënë se për këtë punë i duhej një shumë prej 340 mijë Eurosh, shumë për të cilën kishin rënë dakord dhe familja Verracaku dhe ia ka dhënë në 3 takime të ndryshe në Tiranë.
Pas marrjes së shumës, rezulton se 30-vjeçarja nuk ia ka dhënë avokatit të kontaktuar pasi ai ka hequr dorë nga marrja e çështjes.
Një pjesë të kësaj shume, prej 200 mijë euro, Deraj ka treguar se e ka investuar duke ndërtuar një banesë në Tepelenë, teksa ka bërë denoncimin në polici pasi anëtarë të familjes Verracaku e kanë kanosur dhe kërkuar me vetëgjyqësi paratë.
Gjithashtu me premtimin e investimit në bono thesari, Deraj i mori shoqes së saj 230 mijë euro.