Ditën e sotme ka qenë parashikuar seanca paraprake në lidhje me Nuredin Dumanin, dhe ngjarjet ku ai akuozohet si bashkëpunëtor me të kërkuarin e drejtësisë Talo Çela.
Prokuroria pritet të të paraqesë prova të reja. Ndërkohë seanca e radhës pritet që të jetë më datë 21 qershor, ora 9:00.
I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani do të japë dëshminë e tij në procesin ndaj Altin Ndocit, Klevis Allës, Besian Xhixhës dhe Enver Divës, të cilët akuzohen për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia si dhe Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë.Për këto ngjarje akuzohet dhe Talo Çela, por çështja për të është ndarë, duke qenë se është ende në kërkim nga Policia e Shtetit.