Ambasadori i BE, Luigi Soreca i ka drejtuar një mesazh palëve politike në Shqipëri përpara Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Ai u ka bërë thirrje që të gjejnë konsensus politik, në një kohë kur Shqipëria është shumë afër përmbushjes së kushteve të kërkuara nga Bashkimi Europian.
“Moment kritik”, e cilëson Soreca, për pasoja ambasadori vë theksin te bashkëpunimi me palëve për të çuar përpara vendin drejt integrimit Europian.
“Shqipëria vazhdoi të bëjë përparim dhe marsin e kaluar bëri një hap të madh me BE kur vendosi të hapë negociatat e pranimit. Tani Shqipëria është afër përmbushjes së kushteve të kërkuara. Në këtë moment kritik, të gjitha palët politike duhet të investojnë në ndërtimin e konsensusit të domosdoshëm politik, dhe të gjitha institucionet e pavarura duhet të japin rezultatet e nevojshme, për të ndjekur objektivin e përgjithshëm që ata ndajnë. Kjo është ajo që dëshirojnë më shumë se 90% e popullit shqiptar“, shkruan Soreca.





