Një shqiptare është martuar dje në Leopsaviq me një shtetas serb.

Dyshja e kurorëzuar në martesë është Mira Dreaj dhe Dejan Slavkoviq. Çifti u martua në Kishën Ortodokse në Soçanicë, pasi që shqiptarja para pak kohësh ishte konvertuar në Ortodokse.

Pas dasmës në kishë, ata kanë shëtitur nëpër rrugët e Leposaviqit, madje edhe pranë ndërtesës së komunës ku po vazhdojnë protestat e serbëve dhe ku është strehuar edhe kryetari i komunës Lulzim Hetemi.

Mira tha se ajo tani ndihet serbe, dhe se sipas saj ka shumë shqiptarë me origjinë serbe, që nuk e dinë një gjë të tillë.

Unë u martova me Dejanin me dashuri, ne u takuam në Durrës. Njohja dhe shoqërimi ynë zgjati gjashtë muaj. Unë jam e lumtur që po kthehem në besimin e të parëve të mi. Tani ndihem serbe. Ka shumë njerëz në Shqipëri qe kanë origjinë serbe, dhe nuk e dinë, ose deri tani ata ishin të ndaluar ta dinin’’– tha Mira, gruaja nga Durrësi.

Dhëndri, Dejani, tha se Mira i ka thënë se do t’i lindë fëmijët e tyre si ortodoksë, në Kosovë.

“Faleminderit Mira që pranove të bëhemi një. Edhe nëse Mira nuk do të kishte pranuar besimin tim, unë nuk do të isha zemëruar. Kjo ishe dëshira e saj. Kjo më tha mua- Unë dua t’i lind fëmijët e tu si ortodoksë në Kosovën tënde- dhe kjo më gëzoi shumë’’- tha serbi, Dejan.

Këtë fjalim serbi e dha teksa kaloi pranë pengesave ku po qëndrojnë trupat e KFOR-it, pranë ndërtesës së komunës ku po qëndron i ngujuar kryetari i ri tash e sa kohë.