Ndërsa lindshmëria ka rënë në nivele të paimagjinueshme, një lajm sensacional vjen nga Fieri.

Katerina usai nga Levani, vetëm 31 vjeçe, ka sjell në jetë fëmijën e saj të dhjetë. Më i vogli familjes do të quhet Florian dhe lindi 3 kg e 800 gram, duke gëzuar shëndet të plotë.

Çiftin Katerina dhe Idajet Musaj i përkasin komunitetit rom dhe kanë një sërë vështirësish në jetëne tyre.

Nëntë fëmijët e tjetër të familjes janë rritur në kushte të vështira ekonomike. Banesa e tyre është e papërshtatëshme dhe familja është e zhytur në borxhe për energjinë elektrike.

Vëmendja e qeverisë dhe e Ministrisë së Shëndetësisë nuk ka qenë mjaftueshëm e përqendruar te ky komunitet. Shpesh fëmijët e familjeve rome rriten të kequshqyer dhe të paarsimuar, teksa shteti i përdor ata vetëm për statistika lindjesh.