Një nxënës i mitur ka qëlluar me armë zjarri në shkollën fillore në Llukavac afër Tuzllës të Bosnjë e Hercegovinës, ka konfirmuar kryetari i komunës së Lukavacit, Edin Delic.

Delic ka bërë të ditur se ka persona të lënduar.

Në mesin e tyre nuk ka fëmijë, prandaj kërkoj nga prindërit që mos të përhapin panik. Autori është fëmijë i mitur dhe është arrestuar menjëherë. Një ditë e vështirë”, ka thënë Delic në Facebook.