Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, i është përgjigjur kryeministrit Rama për akuzat ndaj Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.
Rama tha se Kryemadhi po ndikon në përhapjen e Covid-19 me takimet e fushatës, ndërkohë që Gjosha ka thënë se kryeministri është i shqetësuar nga të rinjtë.
Ish-ministrja ka vijuar duke shkruar se opozita do të vijë në qeveri, ku drejtimin do ta marrë rinia.
“Të kanë shqetësuar mijëra të rinjtë e Durrësit që duan t’i thonë JO këtij regjimi. Të rinjtë do të kthehen në Shqipëri dhe do ta ndalojnë politikën e shpopullimit.
Më kot xhelozohesh nga lidhja jonë e fortë me rininë, opozita jo vetëm që do të vijë në qeveri por në drejtim do të jenë të rinjtë dhe të rejat, jo ata si puna juaj. Durrësi di të durojë, di të vlerësojë por di dhe të ndëshkojë!”, ka shkruar Gjosha.





