Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre disa vjeçare me martesë këtë të shtunë më 17 qershor në Toskana të Italisë.
Dyshja ka organizuar një ceremoni intime me 120 të ftuar që janë familjarë dhe miq të rrethit të ngushtë të çiftit. Po nëse jeni kuriozë për të parë foto apo video nga dasma e famshme VIP, duket se përveç të ftuarve askush nuk do ta ketë këtë mundësi.
Në ftesat që ka shpërndarë çifti, një nga kërkesat dhe rregullat që Arbana dhe Eduarti kanë kërkuar të respektohet ka qenë ruajtja e privatësisë së ceremonisë duke mos lejuar foto nga të pranishmit.
Kërkesa është shkruar në ftesën që kanë marrë, në të cilën thuhet se duan të respektohet dita e tyre, pa postime, foto, video në rrjetet sociale.
“Ju lutemi, respektoni ditën tonë të bukur duke mos postuar foto dhe video në rrjetet sociale”, shkruhet në ftesë.
Dashuria mes moderatores dhe regjisorit lindi disa vite më parë në ambientet e Top Channel. Çifti janë prindër të dy fëmijëve Diell dhe Zoi, ndërsa Arbana është nënë edhe e një djali, Jonit, nga martesa e parë.