Ish-sulmuesi i Holandës, Quincy Promes është dënuar me 18 muaj heqje lirie për dhunë fizike ndaj një njeriu të tij të afërt. 31-vjeçari që momentalisht është pjesë e Spartak Moscow është arrestuar në dhjetor 2020 për incidentin që daton në po të njëjtin vit, por disa muaj më herët.

Gjykata në Holandë dolin në përfundimin se ai është fajtor pasi një gjë e tillë u provua me fakte por hodhi poshtë akuzën për vrasje të mbetur në tentativë duke e lehtësuar shumë pozitën e lojtarit që tashmë duhet të kryejë dënimin prej 1 viti e gjysmë.

Ai duhet t’i paguajë gjithashtu 7 mijë euro dëmshpërblim viktimës por telashet promes nuk mbarojnë këtu. Ai do të përballet me një gjyq tjetër për shkak të akuzave për trafik ndërkombëtar droge.