Mikajil Faje është futbollisti më i ri i Barcelonës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi blaugrana, duke prezantuar 18-vjeçarin.

Ai ka firmosur një kontratë që do e mbajë atë në Katalunjë deri në vitin 2027.

Gjithashtu, Barcelona ka zgjedhur që ta blindojë mirë senegalezin, duke i vendosur një klauzolë prej 400 milionë eurosh.