Juventusi ka nisur nga puna në merkato dhe mediat italiane bëjnë me dije se bardhezinjtë po mendojnë për të ardhmen.
Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, “Zonja e Vjetër” tashmë i është bashkuar garës për sulmuesin e Shpresave, Stiven Shpendi.
19-vjeçari shkëlqeu me skuadrën e parë të Çezenës në Serinë C, duke shënuar 12 gola në 29 ndeshje.Gjithsesi Juventusi nuk është i vetmi klub i Serisë A që interesohet për shërbimet e Stiven Shpendit, pasi në garë për të janë edhe Empoli me Leçen.





