Prej kohësh dihet se ëmbëlsirat dhe në përgjithësi produktet që përmbajnë sasi të mëdha sheqeri janë të dëmshme, më shumë se kripa dhe mielli.
Sheqeri i tepërt nxit obezitetin, diabetin, sëmundjet e zemrës, depresionin dhe madje edhe kancerin. Shkencëtarët e dinë gjithashtu prej kohësh se sheqeri e bën më të vështirë për trupin të luftojë infeksionet dhe sëmundjet e tjera.
Shkencëtarët nga Universiteti i Kolumbisë zbuluan se sheqeri pengon aftësinë e qelizave të bardha të gjakut, leukociteve për të shkatërruar viruset dhe bakteret. Sipas tyre sheqeri pengon qelizat e bardha të gjakut të “marrin” vitaminën C, përbërësi që i aktivizon ato për të luftuar sëmundjet. Sipas studiuesve, 100 g sheqer mjaftojnë për të dobësuar aftësitë e tyre mbrojtëse.
Sheqeri dhe ëmbëlsirat nuk janë të vetmet ushqime që është më mirë të mos i hani kur jeni të sëmurë. Imuniteti shkatërrohet edhe nga alkooli, pijet me ngjyra dhe pirja e sasive të mëdha të kafesë.