Seanca plenare e kësaj të enjte ka nisur me debat në parlamentin shqiptar.
Ish-kryeministri, Sali Berisha, mbajti fjalën i pari, duke akuzuar qeverinë për ndërhyrjen e policisë në kamion e MEK në Maznë dy ditë më parë, i cili u shoqërua me tensione dhe përplasje mes efektivëve dhe muxhahedinëve, pasi këta të fundit, ishin kundër ndërhyrjes policore.
Në lidhje me këtë, Sali Berisha hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë dhe Policisë së Shtetit, duke i akuzuar se janë ata që kanë vrarë një nga anëtarët e muxhahedinëve, pas përplasjes në kampin Ashraf3. Berisha kërkoi gjithashtu dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.
Në replikën e tij, Taulant Balla, i tha Berishës se politika nuk duhet të ndërhyjë në punët e drjetësisë dhe se kjo çëshjte i përket drejtësisë dhe jo Kuvendit.
Taulant Balla: Mbylljani mikrofonin këtij zhurmuesi. Bën sikur i dhemb barku për atë që po heton drejtësia shqiptare. Çështja i përket vetëm drejtësisë. Kuvendi, politika nuk përfshihet në çështjet e drejtësië. Do të jetë drejtësia ajo që do të përcaktojë se si ka ndodhur. Ky bën korbin, bën skifterin. Këta nuk mësuan kurrë që për të ndryshuar rendin e ditës ka një procedurë.