Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialsite, Taulant Balla, foli sot në Kuvend për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Ai ftoi kreun e grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi që të ulen në tryezë për të zgjedhur Avokatin e ri të Popullit

Balla theksoi se Avokati i Popullit nuk mund të jetë avokat i Partisë Demokartike.

Balla: Në katër seancat që kanë mbetur të zgjedhim avokatin e popullit. Avokati i popullit nuk mund të jetë avokat i partisë demokartike, as figurë e spikatur e PD-së. I propozoj Gazmet Bardhit të ulemi gjatë javës së ardhshme bashkë me drejtuesit e komisionit të ligjeve në mënyrë që të bëjmë një verifikim të kandidaturave që kemi përballë. Nuk keni të drejtë ju të zgjidhni avokatin e popullit.