Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat është pyetur lidhur me thirrjet e ish-kryeministrit Sali Berisha për protesta.

Meta tha se mbështet plotësisht qëndrimet e Berishës, teksa më tej shtoi se duhet të jenë qytetarët ata të cilët duhet të reagojnë dhe duhet të organizojne protesta.

Sipas kreut të Partisë së Lirisë të gjithë duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre nëse duan të jetojnë si qytetarë të lirë.

“Opozita duhet të bëjë gjithçka që duhet, po ashtu edhe shoqëria të bëjë gjithçka që duhet në mënyrë që të jetojë me dinjitet të pacënuar nga askush. Ky është proces reflektimi i gjithë aktorëve.  Opozita ka bërë protesta, padiskutim që do të bëjë protesta por është shumë e rëndësishme të kuptojmë se edhe vetë shoqëria duhet të reagojë. Të gjithë duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre nëse duan të jetojnë si qytetar të lirë të paintimidueshëm që nuk e meritojnë t’u kontrollohet vota as nga shefat e administratës ku punojnë dhe as nga policisë”,  tha Meta.