Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për lirimin e policëve të Kosovës, të rrëmbyer nga forcat serbe.
Në një postim në Twitter, ai ka ndarë deklaratën e përfaqësuesit të BE, Josep Borrell, teksa thekson se sapo policët të kthehën, nevojitet veprim nga Franca dhe Gjermania për të ndalur këtë situatë.
Reagimi i plotë:
Pa tre djemtë që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti!
Por së pari:
LIRONI 3 POLICËT!