Kryeministri Edi Rama ka dalë ditën e sotme në një konferencë për media, ku po flet për situatën në Veri të Kosovës, veçanërisht për mbajtjen në paraburgim të tre policëve kosovarë në Serbi.

Rama ka bërë sërish thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe.

Kryeministri u shpreh se nëse nuk kthehen në shtëpi 3 policët nuk mund të ketë përparim të dialogut mes dy vendeve.

Rama paralajmëroi se klima e tensionit po rritet me orë duke rrezikuar seriozisht një përplasje fatale të armatosur mes grupeve që operojnë në Veriun e Kosovës dhe forcave të sigurisë.

Ai thotë se mbajtja e tyre në burg është e pajustifikueshme dhe e papranueshme.

“Jemi në kushtet ku degradimi i situatës në Veri ku përplasjet mes dy udhëheqësve po e rrit me orë rrezikun serioz të një përplasje fatale të armatosur, mes grupeve që operojnë në veriun e Kosovës dhe forave të sigurisë, çka do të ishte një katastrofë që do të përfshihej në mes të të cilës dhe KFOR-i.

Përplasje që edhe sikur 3 orë të zgjste, jo më 3 ditë apo 3 javë, do të rezultonte fatale për gjithçka që është bërë këto vite, me përpjekje dhe nisma në Ballkanin Perëndimor nën ombrellën e Procesit të Berlinit. Një kthim dramatik për të gjithë të ardhmen e rajonit, që nuk mund të bëhen peng i lojës politike për elektrat as të atyre në Kosovë, as të atyre në Serbi. Vendet tona dhe popujt tanë në të gjithë Ballkanin kanë një moment krejt tjetër dhe një rrugë krejt tjetër nga kjo që adreson qorrsokaku i Veriut”, tha Rama.