Partitë politikë në Greqi kanë ndërprerë fushatën elektorale, për të zbatuar përcaktimeve ligjore mbi heshtjen para votimeve.
Në mitingun e fundit të premten në mbrëmje nga sheshi Sintagma i Athinës kreu i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis u ka bërë thirrje mbështetësve të mos votojnë për ata që flasin për përcarjen dhe që janë kthyer në toksikë.
Edhe një herë ai kërkoi të mbështetet për më shumë vota sec mori në 21 maj, por këtë herë për të marrë mundësinë që të formojë i vetëm qeverinë.
Kundërshtari i tij më i afërt është Syriza. Kreu i saj në takimin përmbyllës theksoi se nuk duhet lejuas që demokracia e re të fitojë pushtet absolute duke e cilësuar këtë si ruajtje të vlerave të demokracisë.
Analistët vlerësojnë se nuk priten ndryshime në rezultatin e zgjedhjeve.
21 mijë e 634 qendrat e votimit do të happen të dielën në orën 07:00. Ligji parashikon që procesi të zgjasë për 12 orë dhe në listë janë 9.8 milionë zgjedhës. Parlamenti i Greqisë përbëhet nga 300 anëtarë dhe për të janë në garë 32 parti politike.