Kryeministri i vendit Edi Rama ka takuar këtë të martë presidenten e Komisionit Europian Ursula von Der Leyen.

Në një status në “Tëwtter” pas takimit Von Der Leyen ka bërë me dije se Europa ka hartuar një plan të ri ku synohet rrija dhe fuqizimi i Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i këtij plani, sipas presidentes së KE është afrimi i këtij rajoni sa më shumë me Bashkimin Europian.

Po ashtu në takim është diskutuar edhe për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Takimi shumë i mirë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Diskutuam për progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe planin tonë të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë”, shkruan Ursula von der Leyen.

Ky takim i Ramës me Von Der Leyen vjen një ditë pasi kreu i qeverisë shqiptare takoi Presidentin e Këshillit të Europës Charles Michel.