Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, e ka falënderuar këtë të fundit për përpjekjet që po bën për të gjetur zgjidhje, pas rritjes së tensioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë..

Borrell u shpreh se duhet të gjendet patjetër një mënyrë për të ulur tensionet mes dy vendeve dhe se duhet të merren masa urgjente.

“Unë kam vënë theksin që duhet të bashkëpunojmë me të gjithë grupet e interesit ën këtë moment kritik. Jam shumë i lumtur të shoh që Shqipëria ka qenë në harmonizimin të plotë me politikën e BE-së për politikat e sigurisë. Kjo e ka bërë Shqipërinë një partner shumë të mirë. Shqipëria do të ketë gjithmonë mbështetjen e BE-së në këtë aspekt. Gjithashtu kemi diskutuar edhe për dialogun e paqen në Prishtinë e të falenderoj kryeministër për angazhimin tuaj për të gjetur një zgjidhje. Dje në Luksemburg e kam bërë të qartë që duhet të gjendet një mënyrë për të  qetësuar situatën. Kjo situatë kërkon që ne ët marrim masa në mënyrë urgjente. Shtetet anëtare kanë humbur durimin në këtë situatë që po përkeqësohet në mënyrë të shpejtë ndaj duhen marrë masa urgjente.”